Real Madridi po synon transferimin e mbrojtësit gjerman, Armel Bella-Kotchap, në fund të këtij sezoni, përcjell “Marca” të premten.
Bëhet e ditur se Reali i ka bërë ofertë zyrtare Southamptonit për shërbimet e 20-vjeçarit. Bella-Kotchap ka impresionuar me paraqitjet e tij në Premier League dhe Reali ka ofruar 30 milionë euro për kartonin e tij.
Ai iu bashkua ekipit anglez këtë verë nga Bochumi për 10 milionë euro dhe deri më tani ka pesë paraqitje e një asistim në Premier League. Bella-Kotchap ka kontratë me skuadrën angleze deri në verën e vitit 2026.
Krahas Real Madridit, interesim për shërbimet e mbrojtësit gjerman kanë shfaqur edhe Liverpooli, Manchester Unitedi e Bayern Muencheni.