Real Madridi ka shprehur interesim për sulmuesin e Real Sociedadit, Alexander Isak.
Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se presidenti i klubit, Florentino Perez, po synon transferimin e suedezit.
Madrilenët janë të gatshëm të nisin bisedimet me Sociedadin për transferimin e 22-vjeçarit.
Forma e mirë e Isakut ka bërë që shumë skuadra evropiane të interesohen për të.
Klubi spanjoll, Sociedad po kërkon mbi 50 milionë euro për ta liruar lojtarin.