Një super ndeshje zhvillohet sonte në “Santiago Bernabeu”, atje ku Real Madrid dhe Manchester City do të përballen në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.
Rezultati i ndeshjes së parë ishte 4:3 në favor të ekipit anglez, në një takim që prodhoi spektakël të madh, me skuadrën angleze që ka një avantazh që nuk garanton asgjë.
Real Madridi synon përmbysjen e madhe sonte dhe tashmë koha po afron.
Pak para ndeshjes janë publikuar edhe formacionet zyrtare.