Rodrygo Goes dhe Dani Carvajal nuk do të jenë me Real Madridin ndaj Almerias.
Në ndeshjen e xhiros së parë në La Liga ‘Los Blancos’ do të jenë mysafirë të Almerias.
Në këtë takim Carlo Ancelotti nuk do të ketë në dispozicion Carvajal dhe Rodrygon.
Sipas raportimeve nga ‘Marca’ spanjolli nuk do të rrezikohet nga trajneri për shkak të një lëndimi që kishte pësuar në parasezon, ndërsa braziliani ka probleme muskulore.
Almeria – Real Madrid zhvillohet sot, me fillim nga ora 22:00.