Pasi u mbyll afati kalimtar i janarit, është koha për vazhdimin e kontratave. Real Madridi në fakt i ka shtatë lojtarë të cilëve do t’ju mbarojnë kontratat aktuale në fund të këtij sezoni.
Më saktësisht, bëhet fjalë për lojtarët si Luka Modric, Karim Benzema, Nacho, Marco Asensio, Dani Ceballos, Mariano Diaz e Toni Kroos. Në rastin e Benzema dhe Modricit, nuk kanë nisur ende bisedimet, me klubin që do ta lë vendimin në duart e tyre.
Ndërkohë, nuk do t’i vazhdohet kontrata Mariano Diazit, lojtar që vazhdimisht qe disa vite ka refuzuar të huazohet në një klub tjetër për t’u ngritur dhe për të pasur vazhdimësi. Njëri prej rasteve më të paqartë është ai i Toni Kroos. Sipas mediumit “OK Diario”, “Los Blancos” nuk e dinë ende se cilat janë synimet e mesfushorit gjerman.
Kohë më parë, ish-futbollisti i Bayern Munichut kishte thënë se do ta zbulonte vendimin e tij në muajin shkurt dhe tash është koha e duhur… Qarkullojnë zëra që flasin për një pensionim të tij në fund të sezonit, ndërsa vazhdimi eventual i kontratës do të bëhej vetëm për një vit.