Real Madrid mund të futet në garë për sulmuesin e Manchester Cityt, Erling Haaland, në vitin 2024.
Sipas asaj që bëjnë të ditur mediet spanjolle, lojtarit iu mundësohet largimi, nëse e dëshiron një gjë të tillë.
Në garë për të, pos Los Blancos, mund të futet edhe Barcelona që e pëlqen norvegjezin.
Cilado që paguan 200 milionë euro ose më shumë ka gjasa që të nënshkruajë me të.
Haaland është duke shkëlqyer këtë sezon, duke shënuar hiç më pak se 14 gola në tetë ndeshje në Premier League.