Dy gjigantët spanjollë, Real Madridi dhe Barcelona janë duke monitoruar Diogo Dalot.
Sipas raportimit të ‘The Mirror’, Real Madrid mund të bëjë një lëvizje për mbrojtësin e krahut të Manchester United, Diogo Dalot.
Megjithatë, kampionët e Spanjës nuk janë skuadra e vetme pas tij, pasi Barcelona e monitoron prej disa kohësh.
23 vjeçari ka kontratë me ‘Djajtë e Kuq’ deri në vitin 2023 dhe ka një klauzolë largimi prej 28 milionë eurosh.
Mbetet të shihet nëse portugezi do largohet nga ‘Old Trafford’.