Real Madridi i ka nisur me ‘vrull’ përgatitjet për sezonin e ri. Pas një përmbyllje të suksesshme të sezonit të kaluar, si dhe zyrtarizimit të Mbappes si lojtari më i ri i “Los Blancos”, këta të fundit po i shqyrtojnë edhe vazhdimet e kontratave me lojtarët kyç të skuadrës.
Luka Modric tashmë veçse ka nënshkruar kontratën e re për një vit, ndërsa Nachos, i është dhënë një “ultimatum” nga drejtuesit e klubit.
Real Madridi dhe Carlo Ancelotti kanë shprehur dëshirën e tyre që të mbajnë Nachon, por spanjolli ende nuk ka vendosur.
Sipas “Marca”, Nacho dhe kampi i tij janë në bisedime me klubin për disa javë me radhë, dhe atij i është thënë të vendosë deri në datën 30 qershor.