Real Madrid raportohet se është i interesuar për qendërmbrojtësin francez të Chelseat, Axel Disasi, sipas gazetës spanjolle El Gol Digital.
Lojtari 26-vjeçar është në dispozicion për transferim për 50 milionë euro, sipas burimeve të mediumit. Në sezonin 2024/25 Disasi ka luajtur 16 ndeshje në nivel klubesh, duke shënuar dy gola dhe duke dhënë dy asistime
Transfermarkt aktualisht e vlerëson atë në 30 milionë euro. Chelsea është e gatshme që të shesë Disasin në këtë afat kalimtar, andaj edhe Los Blancos kanë nevojë për mbrojtës.
Blutë nuk lejojnë huazimin e tij, pasi e duan largimin permanent të francezit.