Edin Dzeko është alternativa e Real Madridit për sulm. Sulmuesi i Interit, Dzeko këtë edicion pritet të largohet nga ekipi i tij.
Ndërsa, e ardhmja e tij mund të jetë në ‘Santiago Bernabeu’, kjo pasi sipas ‘Corriere dello Sport’ Real Madridi e shohin si një alternativ për sulm.
Vlera e boshnjakut është katër milionë euro, andaj ‘Mbretërit’ po e shqyrtojnë si opsion sulmuesin.
Mbetet të shihet nëse do të ndodhë një transferim i tij drejt kryeqytetit spanjoll.