Enzo Fernandez po vijon të jetë në llupën e disa prej skuadrave të mëdha evropiane.
Performancat e tij të mira, veçanërisht në Kampionatin Botëror me Argjentinën, kanë ndikuar shumë në rritjen e vlerës së tij. Real Madridi dhe Liverpool janë dy prej skuadrave të interesuara për shërbimet e mesfushorit.
Sipas medieve portugeze të dyja ofertat e ardhura, nga të dy klubet e sipërpërmendura, janë më të larta për nga shuma, sesa klauzola liruese e futbollistit.
Mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i Fernandez në të ardhmen.