Atletico Madrid raportohet se është i interesuar të nënshkruajë me sulmuesin e Liverpoolit, Roberto Firmino gjatë afatit kalimtar të kësaj vere. 30-vjeçari ka shënuar vetëm katër gola në Premierligë për “Reds” gjatë sezonit 2021-22, me paraqitjet e kufizuara për shkak të lëndimeve afatshkurtër dhe problemeve muskulore,
Sipas “Fichajes”, Atletico po tregon interes për Firminon, me kampionët spanjollë që përgatiten që Luis Suarez të largohet nga klubi në afatin e ardhshëm kalimtar.
Raporti pretendon se braziliani do të ishte i hapur për t’u bashkuar me skuadrën e Diego Simeone, pasi dëshiron të sigurojë një vend te Kombëtarja e Brazilit në Kupën e Botës 2022.
Firmino ka shënuar 95 gola dhe ka regjistruar 73 asistime në 316 paraqitje për Liverpoolin që kur iu bashkua nga Hoffenheim në korrik 2015.