Mesfushori i Manchester City, Rodri Hernandez dhe Alvaro Morata janë dënuar nga UEFA për thirrjet e tyre në lidhje me Gjibraltarin, teksa Spanja festoi triumfin në Euro 2024.
Dyshja spanjolle ishin në skenë para mijëra fansave, madje Rodri tha se nuk i interesonte, kur Morata i tregoi se jeton në Angli, me Gjibraltarin që njihet si një territor i jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar.
Të dy yjet e Spanjës u dëgjuan qartë duke brohoritur “Gjibraltari është Spanjë”, duke udhëhequr kështu turmën e tifozëve.
Kjo shkaktoi një ankesë zyrtare nga Federata e Gjibraltarit dhe Kryeministri i Gjibraltarit gjithashtu pretendoi se thirrjet ishin të neveritshme, ndërsa tha se ishte një diskurs i ngjashëm me atë të diktatorit gjakatar spanjoll Francisco Franco.
Sipas gazetës Marca, të dy lojtarët janë dënuar me nga një ndeshje nga UEFA për ndeshjen e tyre të radhës zyrtare me La Roja në garat e UEFA-s.