Cristiano Ronaldo e ka nisur ndeshjen nga stoli në katër xhirot e fundit, teksa ende nuk ka shënuar gol këtë sezon.
Megjithatë, kjo nuk po i pengon Ronaldos që t’i motivojë bashkëlojtarët e tij dhe të tregohet një lider me ndikim në skuadër.
Së fundi janë publikuar pamjet ku 37-vjeçari shihet duke motivuar shokët e tij të skuadrës, në momentin kur Arsenali ishte duke e festuar golin e barazimit.
Kjo u ka pëlqyer edhe tifozëve të Manchester Unitedit, të cilët e kanë shpërndarë videon në rrjetet sociale.
Cristiano Ronaldo after Arsenal’s goal. Leader. pic.twitter.com/T5NdjTGHJX
— TC (@totalcristiano) September 5, 2022