Ruben Amorim ka prezantuar një ndryshim të madh në prapaskena tek Manchester United teksa ai po synon të përmirësojë rezultatet e klubit këtë sezon.
39-vjeçari e nisi zyrtarisht rolin si trajner i Unitedit në pushimin e fundit të kombëtareve, duke zëvendësuar Erik Ten Hagun i cili u shkarkua muajin e kaluar. Koha e ardhjes së Amorim përkoi me atë që dukej të ishte një seri ndeshjesh të lehta në letër për ish-trajnerin e Sportingut. Megjithatë, ai barazoi në debutimin e tij në stol tek ‘Djajtë e Kuq’ pasi u ndal me rezultat 1-1 nga Ipsëich Toën, teksa të enjten mori fitoren e parë duke mposhtur Bodo/Glimt me rezultat 3-2 në kuadër të Ligës së Evropës.
Sipas një raportimi nga The Telegraph, Amorim ka emëruar trajnerë të specializuar për secilin departament të skuadrës së tij të United. Ai ka punësuar pjesëtarë në stafin e tij për të punuar ndaras me mbrojtësit, mesfushorët dhe sulmuesit që është një ndryshim i madh nga mënyra se si bënte stërvitjet Ten Hag.
Këto metoda nga Amorim thuhet se janë një mënyrë moderne e të stërviturit në krahasim me metodën tradicionale të të përgatiturit të ndeshjeve. Ish-reprezentuesi i Portugalisë më herët kishte sugjeruar se stafi i tij mund të jetë edhe më i rëndësishëm se vet ai, në aspektin që ekipi aktual i Unitedit të adaptohet me sistemin e tij të preferuar të lojës 3-4-3.