Mungon edhe pak për të njohur atë që do të shpallet futbollisti më i mirë ië vitit 2022 dhe që për rrjedhojë do të jetë fituesi i Topit të Artë.
Karim Benzema duket se është favoriti edhe pse disa ekspertë kanë folur edhe për Sadio Mane mes kandidatëve të mundshëm.
Pikërisht sulmuesi senegalez, i transferuar nga Liverpool-i te Bayern Munich, verën e kaluar, ka folur për Canal + për rivalin francez duke mos i kursyer elozhet.
“Benzema ka bërë një sezon të madh me Real-in dhe ka fituar Champions League”, ka thënë Mane duke folur në lidhje me krahasim me të dhe garën për Topin e Artë.
“Mendoj se Topin e Artë e meriton Karim. Ka bërë një sezon të madh me Real-in, ka fituar Champions-in: besoj se e meriton plotësisht, jam i lumtur për të”.