Edhe pse Mohamed Salah ka shënuar tetë gola radhazi në ndeshjet jashtë fushe në Champions League, sulmuesi egjiptian është ende larg rekordit të Cristiano Ronaldos.
Reprezentuesi egjiptian shënoi në fitoren 2-0 të Liverpoolit ndaj Interit të mërkurën dhe vazhdoi serinë e tij mbresëlënëse, por Ronaldo ende ruan serinë e tij më të mirë me 12 gola radhazi si mysafir.
CR7 e filloi atë rekord me Real Madridin në 2012-2013, ku shënoi kundër Dortmund, Galatasaray dhe Manchester United. Në 2013-2014, ai shënoi kundër Juventusit, Kopenhagës, Bayernit, Schalkes dhe Galatasaray.
Në 2014-2015 kundër Ludogorets, Liverpool, Basel dhe Schalke. Seria përfundoi më 14 prill 2015 kur dështoi kundër Atlético Madrid.