Manchester United është interesuar për të huazuar Christian Pulisic nga rivalët e tyre në Premier League, Chelsea, raporton The Athletic.
Newcastle United, Juventus dhe Atletico Madrid poashtu janë interesuar për lojtarin që Chelsea ka paguajtur 58 milionë funte për ta transferuar.
Pulisic ka qenë i frustruar me mungesën e minutave nën drejtimin e Thomas Tuchel dhe dëshiron të luajë më shumë minuta përpara Kupës së Botës 2022 në Katar këtë dimër.
Man United ka interesim për të dhe lojtarit i ka pëlqyer si ide, mbetet të shihet se çka do të ndodhë në të ardhmen