Mesfushori i Interit, Nicolo Barella nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri.
Barella ka realizuar 1 gol dhe 1 asist në 5 ndeshje të luajtura, por është në qendër të kritikave, pasiqë sipas tifozëve nuk është duke luajtur në nivelin e duhur.
Mediat italiane, kanë lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se për Barellan ky është sezoni i fundit në Meazza.
Sipas Calcio Mercato, Bayerni i Mynihut synon transferimin e Nicolo Barellas verën e ardhshme dhe Bavarezët madje kanë gati edhe ofertën.
Bayerni është i gatshëm tia ofrojë Interit kartonin e Leon Goretzkas dhe një shumë parash në këmbim të Barellas.
Goretzka pëlqehet shumë nga Ausilio dhe mbetet ta shohim nëse Inter dhe Bayern do të arrijnë marrëveshje mes tyre.