Federata polake nuk do të luajnë ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës kundër Rusisë, për shkak të agresionit të tyre ndaj Ukarainës.
Polonia refuzojnë të luajnë me Rusinë në play-off të Kupës së Botës për shkak të luftës së nisur në Ukrainë.
“Fjalët kanë mbaruar, është koha për të vepruar! Për shkak të përshkallëzimit të agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, skuadra polake nuk e ka ndërmend të luajnë ndaj Rusisë”, thuhet në vendimin e tyre.
Polakët gjithashtu thanë se do të bisedojnë me Çekinë dhe Suedinë për të paraqitur qëndrimin e përbashkët në FIFA”, ka theksuar në Twitter, presidenti i federatës polake, Cezary Kulesza.
Në mbështetje të vendimit doli edhe super ylli i polakëve Robert Lewandowski. Ai tha se nuk e imagjinon të luajë kundër Rusisë pas asaj që ata po i shkaktojnë Ukrainës.
“Është vendim i duhur! Nuk mund të imagjinoj të luaj një lojë kundër Rusisë në një situatë ku ata mbajnë aggression të armatosur ndaj Ukrainës:, ishin fjalët e Lewandowskit.
Mbetet të shihet nëse Çekia dhe Suedia do të pranojnë të mos ndeshen me Rusinë dhe të përkrahin Poloninë në vendimin e tyre.