Erling Haaland është bërë objektiv i klubeve të mëdha evropiane. Paraqitjet e jashtëzakonshme të sulmuesit norvegjez në vitet e fundit kanë bërë që atë ta duan në ekip të gjitha klubet e mëdha.
Tash, mediumi britanik “The Athletic” raporton se për futbollistin e Borussia Dotmundit janë në betejë Real Madridi dhe Manchester City.
Barcelona duket se është larguar nga gara, ndërsa tash “Los Blancos” dhe “Citizens” do të luftojnë për ta bërë të tyrin ish-futbollistin e Salzburgut.
Pra, e ardhmja e Haaland gjithsesi do të jetë e lidhur me La Ligan ose me Premierligën.