Ousmane Dembele mund të qëndrojë edhe më tej te Barcelona, përkundër ngjarjeve të fundit të merkatos së janarit.
E ardhmja e Dembeles vazhdon të përflitet, por këtë herë sipas lajmeve që po qarkullojnë në Spanjë lojtari mund të vazhdojë edhe më tej me Barcelonën.
Trajneri i Barçës, Xavi Hernandez e ka rikthyer atë në formacion dhe vazhdon të ketë vazhdimësinë e nevojshme.
Kontrata e tij përfundon në qershor, por sipas presidentit Joan Laporta, Barcelona janë gati të nënshkruajnë kontratë të re me francezin.
Edhe Xavi është i kënaqur me formën e tij aktuale që po tregon dhe me shumë gjasë pritet të vazhdojë edhe më tej në Spanjë.