Tensionet mes menaxherit të Bayern Munichut, Julian Nagelsmann dhe drejtuesve të klubit bavarez duket se po rriten.
Pas humbjes ndaj Bochum-it të sapograduar (4-2) në xhiron e fundit të Bundesligës, gjermanët nuk kaluan përtej barazimit ndaj Salzburgut (1-1) në ndeshjen e parë të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve, rezultat që ia dolën vetëm falë golit të vonuar të Coman, i cili shmangu surprizën në Austri.
Rezultatet dhe paraqitjet e fundit kanë qenë subjekt i kritikave të ashpra mbi trajnerin Nagelsmann.
Kjo atmosferë e tensionuar shihet si shumë e ngjashme me atë që çoi në largimin e Hansi Flick nga komanda teknike e Bayern Munich, në vitin 2019, pasi kishte përqafuar pozicionin e trajnerit gjerman, duke u zëvendësuar pikërisht nga Julian Nagelsmann.