Magjia e Europa League do të rikthehet sërish atje ku në raundin e tretë në grupe spikatin disa sfida tepër interesante.
Fillimisht prej orës 18:45, Man United do të luaj në transfertën qipriote me skuadrën e Omonias. “Djajtë e kuq” do të kërkojnë për të lënë pas humbjen turpëruese në derbin e Manchesterit, ku kampionët në fuqi të Anglisë triumfuan me rezultatin tenistik 6-3.
Prej orën 21:00 do të luajnë sfidën e tyre edhe favioritët kryesor për të fituar këtë edicion të Europa League. Me euforinë e triumfit në derbin e Londrës së veriut,
Arsenali do të kërkoj të marrë fitoren e radhës kundër norvegjezëve të Bodo Glimt. Ekipi i Mikel Artetës do të luaj përballjen e dytë në Europa League, pasi sfida me PSV Eindhoven, e programuar për t’u luajtur në 15 shtator u shty për shkak të ndarjes nga jeta të Mbretëreshës Elisabetë.
Gjithashtu po në të njëjtën orë do të luhet një tjetër sfidë spektakolare në “Olimpico” ku Roma do të presë Real Betis.
Ekipi i Mourinhos vjen nga një moment i mirë, pasi në kampionat triumfoi përballë Interit. Gjithsesi sfida do të jetë tepër e vështirë për kampionët e Conference League, pasi deri më tani Real Betis në grupin C kryeson me gjashtë pikë.