Është zbuluar se Leeds vrapoi 11 kilometra më shumë se Chelsea, në fitoren 3-0 në të dilenë e javës që shkoi.
Skuadra e Jesse Marsch vazhdoi fillimin e tyre mbresëlënës të edicionit pasi ata doli e treta në tabelën e Ligës Premier me fitoren kundër skuadrës perëndimore të Londrës.
Intensiteti i Leeds gjatë gjithë ndeshjes ishte i qartë pasi ata ushtronin presion nga përpara dhe më vonë u zbulua se ata vrapuan 11 kilometra më shumë se kundërshtarët e tyre.
Chelsea deri më tani në këtë verë ka shpenzuar afro 200 milionë euro, por që ende nuk po mund të gjejnë stabilitetin që kanë ndërtuar Manchester City dhe Liverpooli.