Raheem Sterling nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij.
Sulmuesi anglez ka nisur bisedimet me klubin, por nuk ka gjetur ende marrëveshjen. Mediat angleze kanë bërë të ditur se lojtari mund të largohet nga “Qytetarët” gjatë verës.
Kontrata e sulmuesit të krahut skadon në vitin 2023. Interesim për 27-vjeçarin kanë shprehur Barcelona dhe Real Madridi.
Sterling këtë edicion me Cityn, në të gjitha garat, ka shënuar 10 gola. Ai është pjesë e klubit që nga viti 2015 kur u transferua nga Liverpooli.