Ekipi italian, Milan vazhdon interesimin për anësorin e Real Madridit, Marco Asensio.
Asensio nuk duket i kënaqur me minutat në ‘Santiago Bernabeu’, andaj këtë verë pritet largimi i tij.
Disa ekipe kanë shfaqur interesim për spanjollin, në mesin e tyre edhe kampioni i Seria A, Milani.
Sipas ‘Corriere dello Sport’ Paolo Maldini e ka telefonuar Carlo Ancelottin për ta pyetur në lidhje me Asension.
Përveç ekipit italian, pas anësorit janë edhe Arsenal dhe Man United.