Futbollisti holandez me prejardhje marokene Anwar El Ghazi ka fituar një çështje gjyqësore kundër skuadrës gjermane të Bundesligës, Mainz, me këta të fundit që duhet ta paguajnë 500 mijë euro, ndërsa këto para ai ka thënë se do t’i dërgojë për të ndihmuar fëmijët në Gaza.
Në mesin e korrikut, holandezi fitoi një çështje gjyqësore kundër Mainzit, të cilët e pushuan nga puna pas postimeve të tij në rrjetet sociale në të cilat ai mbështeti palestinezët në konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit.
Mainz fillimisht e pezulloi El Ghazin dhe më pas e ndërpreu kontratën e tij në nëntor pas postimeve të tij në mediat sociale. Sulmuesi holandez me rrënjë marokene tha se nuk mund të heshtë, duke shtuar se nuk ka asnjë justifikim për vrasjen e mijëra fëmijëve në Gaza.