Krerët e Liverpoolit kanë përgatitur kontratën e re për sulmuesin Sadio Mane pas paraqitjeve të mira të tij.
“Football Insider” ka shkruar të hënën se Mane së shpejti do t’i nisë negociatat për ta firmosur kontratën e re, pasi aktualja i skadon vitin e ardhshëm.
Mësohet se Mane është i lumtur te Liverpooli dhe po dëshiron të mbetet në “Anfield Road”, por po e pret ofertën e krerëve të klubit.
Thuhet se te Liverpooli janë të gatshëm t’i ofrojnë sulmuesit kontratë deri në vitin 2025. Mane 30-vjeçar këtë edicion ka shënuar 18 gola në 41 paraqitje, kurse është pjesë e Liverpoolit prej vitit 2016.