Skuadra e Interit ka marrë një lajm aspak të mirë pas humbjes nga Lazios.
Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku ka pësuar një dëmtim dhe mund të jetë jashtë fushave për disa ditë.
Lukaku do të mungojë në ndeshjen e ardhshme në udhëtim ndaj Cremoneses, teksa do të jetë në dyshim për derbin e madh ndaj Milanit të shtunën e ardhshme.
Derbi luhet të shtunën nga ora 18:30.