Cody Gakpo është një nga futbollistët holandez më në formë këtë edicion.
23-vjeçari ka folur për afatin kalimtar të verës duke treguar pse nuk u bë transferimi te United dhe duke zbuluar pse nuk pranoi tjetër ofertë në fund.
“Deri në javën e kaluar mendoja se do të transferohesha te United. Më pas mora në shqyrtim edhe oferta të tjera, por te PSV gjeta një opsion më të mirë”.
“Manchester United më kërkoi nga fillimi i afatit kalimtar dhe sinjalet ishin pozitive derisa në një pikë gjithçka u duk e përfunduar dhe e besova. Gjithsesi, javën e kaluar ky transferim nisi të ftohej”, deklaroi Gakpo.
“Nuk do të ishte mirë për mua dhe PSV të ndryshoja klub në momentet e fundit. Fola edhe me trajnerin Louis Van Gaal dhe më këshilloi se një transferim në vitin e Botërorit nuk do të ishte ideale”, u shpreh Gakpo.