Talenti 17-vjeçar i Spanjës, Gavi, preferon të mbetet edhe më gjatë pjesë e Barcelonës. Ai pritet t’i refuzojë ofertat e Manchester Cityt dhe Liverpoolit, shkruan të hënën “90min.com”.
Gavi synon të nënshkruajë një kontratë të re në “Camp Nou”. Gavi vlerësohet një prej lojtarëve më të talentuar në futbollin evropian.
Ai ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm. Edicionin aktual ka shënuar dy gola dhe ka asistuar pesë herë në 37 ndeshje në të gjitha garat.