Shumë skuadër në botë dëshirojnë të nënshkruajnë me Erling Haaland, me të ardhmen e sulmuesit të Borussia Dortmundit që pritet të përcaktohet në afatin kalimtar të verës.
Mosha, stili i lojës dhe golat e norvegjezit e kanë bërë atë objektivin numër një për klubet më të mëdha të Evropës dhe klauzola e tij e lirimit prej 75 milionë euro, një tarifë shumë tërheqëse për shumë njerëz.
Paris Saint-Germain, Manchester United, Manchester City, Chelsea dhe Barcelona janë të gjithë në tentim për të nënshkruar me Haaland, ashtu si edhe Real Madridi që dëshiron ta bëjë 21-vjeçarin pasardhës të Karim Benzemas.
Vetëm Bayern Munich e ka përjashtuar mundësinë e blerjes së Haaland nga rivalët e tyre të vjetër Borussia Dortmund.
Çdo ditë raportohen thashetheme të reja në lidhje me të ardhmen e Haaland përtej këtij sezoni. Në Britaninë e Madhe, ata besojnë se ai tashmë ka vendosur të bashkohet me Real Madridin, pavarësisht nga e kaluara e babait të tij në Manchester City.
Disa orë më vonë, mediat raportuan se Haaland mund të duhet të presë një vit përpara se të largohet nga Dortmundi, gjë që duket e vështirë për t’u kuptuar duke pasur parasysh se klubi është jashtë Ligës së Kampionëve dhe nuk ka gjasa të sfidojë Bayern Munichun për titullin e Bundesligës.
Problemet shëndetësore të agjentit të Haaland, Mino Raiola i cili u shtrua në spital në janar kanë komplikuar gjithashtu çështjet.
Në fund të fundit, Haaland mund të zgjedhë se ku dëshiron të shkojë. Në vitin 2021, babai dhe agjenti i tij vizituan Evropën duke u kërkuar klubeve që ishin të interesuara për Haaland të tregonin pse ai duhet të zgjidhte të nënshkruante për ta. Një vit më vonë, enigma vazhdon dhe me siguri një njoftim do të vijë së shpejti.