Harry Maguire nuk do të startoj sot në derbin ndaj Liverpoolit. Mediat e afërta me Manchester United raportojnë se Ten Hag do të nis ndeshjen me Varane-Martinez në qendër të mbrojtjes.
Varane ka qenë duke u stërvitur së bashku me Lisandro Martinez si dyshe në mbrojtje pas startit tejet të dobët të United në dy ndeshjet e para.
Dilema më e madhe e Ten Hag raportohet të jetë Cristiano Ronaldo ngase ende nuk dihet nëse do të startojë me superyllin portugez.
Casemiro poashtu nuk do të debutoj, ndërsa Eriksen thuhet se do të jetë titullar në mesfushë.