Të gjithë e dëshirojnë Lautaron, por askush nuk duket se është në gjendje të paguajë 90 milionë euro, siç kërkohet nga Interi.
Një verë, ku Lautaro Martinez mbetet “hit’ i madh në merkato. Me kthesën e fundit të agjentit të ri të 23-vjeçarit, Alejandro Camano, i cili disa ditë më parë shpjegoi se tani për tani nuk e ndiejnë nevojën për të nënshkruar rinovimin.
Për momentin, Lautaro ka një kontratë deri në vitin 2023, për 2.5 milionë në sezon. Ai mund të regjistrohet për një zgjatje 1-vjeçare, duke rritur pagën në 4.5 milionë, plus bonuse.
Një gjë e merituar nga lojtari, që është rritur në mënyrë eksponenciale në dy sezonet e fundit. Argjentinasi gjithmonë e ka vendosur Interin në krye të dëshirave, por tani, me agjentin e tij të ri, dëshiron të kuptojë planet e klubit zikaltër.
Në këtë kontekst, thashetheme të ndryshme po vijnë nga Spanja. Atje, Barcelona dhe dy klubet e Madridit janë destinacionet më të njohura për Martinez.
Siç shpjegon “Mundo Deportivo”, ekipet e La Liga-s nuk do të jenë në gjendje të investojnë 90 milionë, përveç nëse shitet një lojtar tjetër i madh.