Dëshmitarë të festës së Shqipërisë për kualifikimin për herë të dytë një evropian, do të jenë edhe lojtarët e stafi i Ishujve Farore, kundër të cilëve ekipi kombëtar do të luaj në ndeshjen e fundit eliminatore për “Euro 2024”.
Në këtë sfidë, kuqezinjtë synojnë edhe një tjetër arritje historike, ku na duhet vetëm 1 pikë, por duket se rivalët e radhës nuk do ta na e bëjnë të lehtë.
”Nuk kemi ardhur tju prishim festën, duam të ecim përpara”, tha trajneri i Ishujve Faroe. Rivalët duan të vënë në punë taktika të reja.
”Duke ndjekur ndeshjen, të mos pësojmë gol dhe të shënojmë gol”. ‘Shqipëria për t’u përgëzuar, 12 gola, 6 për tu vlerësuar”, tha Ericson.
Kuqezinjve, u nevojitet vetëm 1 pikë për të vulosur vendin e parë në grup, por siç thotë edhe trajneri i Silvinjo, në fushë zbritet vetëm me një qëllim, fitoren.