Erik ten Hag i ka dhënë dritën jeshile Cristiano Ronaldos për t’u larguar nga Manchester United këtë verë.
Ten Hag është gati të bëhet trajneri i ardhshëm i United pasi ka rënë dakord për një marrëveshje në parim me drejtuesit e klubit.
Dhe holandezi është pro largimit të Ronaldos, pasi e ka bërë të qartë se legjenda e United nuk do të jetë pjesë e planeve të tij afatgjata në “Old Trafford”.
Lajmi do të mahnitë tifozët e United, të cilët ende e konsiderojnë Ronaldon si një figurë ikonike në klub, pavarësisht vështirësive të tij këtë sezon.
Mbështetësit ishin të entuziazmuar verën e kaluar kur Ronaldo, 37 vjeç, shpërfilli rivalët e Manchester Cityt për të bërë një rikthim mahnitës te United nga Juventus në një marrëveshje prej 12 milionë funtesh.