Agjenti i Antonio Rudiger ka qenë këto ditë në Manchester për të diskutuar në lidhje me një transferim të mundshëm të lojtarit te Manchester United.
“Djajtë e Kuqë” janë të interesuar për të nënshkruar me lojtarin të cilin e konsiderojnë si synimin kryesor për përforcimin e mbrojtjes.
Në listën e dëshirave të ish-kampionëve anglezë për këtë repart, nëse nuk arrihet Rudiger janë edhe Pau Torres dhe Jurrien Timber.
Rudiger ka shkëlqyer sezonet e fundit me Chelsean në Premier League, duke qenë njëra ndër pikat kryesore të mbrojtjes së “bluve”.