Gazeta e njohur gjermane ‘Kicker’ ka zbuluar se Bayer Leverkuseni ishte afër të humbiste shërbimet e Granit Xhakës, në verën e vitit 2023.
Marrëveshje pothuajse dështoi për shkak të mosmarrëveshjeve financiare, por ishte drejtori menaxhues, Simon Rolfes, ishte vendimtar në transferimin e mesfushorit te Bayer Leverkusen.
Mesfushori kosovar nuk ka humbur asnjë minutë në Bundesligë këtë sezon, ndërsa ai është ende një nga lojtarët më të rëndësishëm të Bayer Leverkusen. Ai me Bayer Leverkusenin ka kontratë deri në vitin 2028.