Skuadra e Barcelonës ka si prioritet rinovimin e kontratave të Araujo dhe Gavi, dy lojtarë këta të akademisë që kanë bërë mjaft mirë me skuadrën e parë.
Sipas raportimeve nga ‘Mundo Deportivo’, Barca do ta ketë shumë më të vështirë rinovimin me Araujo.
‘MD’ bën të ditur se zyrtarë të klubit kanë thënë se agjenti i uruguaianit nuk e ka prioritet qëndrimin te Barca, për dallim nga agjenti i Gavi.
Në anën tjetër, interesimi nga Manchester United ka joshur po ashtu agjentin e Araujo. Ofertat nga Anglia gjatë viteve të fundit gjithmonë kanë qenë më bindëse në aspektin financiar.