Portugezët u mposhtën 2-1 nga Korea e Jugut, në një ndeshje që nuk shkoi mirë për Cristiano Ronaldon.
Por në momentin e zëvendësimit në minutën e 65-të, mediat e ndryshme evropiane raportuan se Ronaldo kishte një porosi për trajnerin Fernando Santos.
“Ti gjithmonë nxiton tmerrësisht shumë për të më zëvendësuar, ki kujdes me mua”
“Ajo që ndodhi ishte para zëvendësimit tim, lojtari i Koresë së Jugut më tha të largohesha shpejt. I thashë të mbyllte gojën se nuk e ka atë autoritet. Nuk ka pasur asnjë mosmarrëveshje me trajnerin” përfundoi portugezi.