Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë një nga futbollistët më të përfolur në afatin kalimtar të kësaj vere.
Sulmuesi portugez besohet se ka kërkuar largimin nga Manchester United, teksa ai ende nuk ka filluar as stërvitjet me skuadrën angleze.
Televizioni portugez, “Sport TV”, së fundi raporti se Sporting Lisbona është në bisedime për huazimin e 37-vjeçarit.
Raportimi i tyre u bazua në një fotografi, ku thuhet se vetura e Ronaldos është parë në garazhin e stadiumit të klubit portugez, “Jose Alvalade”.
Megjithatë, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ka mohuar këto raportime. Në lajmin e publikuar nga “Sport TV” në “Instagram”, Ronaldo me llogarinë e tij zyrtare ka komentuar: “E rremë”.