Barcelona e ka ulur ndjeshëm çmimin për sulmuesin Memphis Depay.
Nëse dikur janë kërkuar shifra të larta për të, tashmë katalunasit kanë ndërruar mendje.
Tash për holandezin nuk kërkohen më shumë se 2 milionë euro, shkruan Diario.
Përkundër kësaj, ende nuk ka ekipe të interesuara për futbollistin. Mbetet të shihet se çka do të ndodhë në ditët në vijim.