Manchester United arriti fitore mbrëmë ndaj Tottenham.
“Djajtë e Kuq” fituan derbin në Old Trafford me rezultat 2-0 me golat e Fred dhe Bruno Fernandes.
Cristiano Ronaldo nuk luajti këtë takim dhe më pas u pa i zhgënjyer duke dal për në dhomat e zhveshjes më herët se të përfundonte ndeshja. Megjithatë sipas Laurie Whitwell nga “The Athletic” Ronaldo ka lënë stadiumin dhe nuk ka marrë pjesë në festimet e lojtarëve në dhomat e zhveshjes.
Tifozët e Unitedit i kanë dal në krahë yllit portugez duke cilësuar se legjenda e klubit nuk po respektohet ashtu siç duhet. “Ten Hag me të vërtetë i tha Cristiano Ronaldos të nxehej dhe përfundoi duke e lënë atë në pankinë. Nëse kjo nuk është mungesë respekti, nuk e di më se çfarë është”, shkroi një fans.
Një tjetër tifoz shkroi në Twitter: “Të mos respektohet Cristiano Ronaldo dëshmon se besnikëria nuk ekziston më në futboll. Nuk mund të besoj se ai me të vërtetë zgjodhi Unitedin ndaj Cityt”.
Një tifoz i tretë shtoi: “Ten Hag para ndeshjes tha se Ronaldo do të luajë dhe më pas ai vazhdon të mos e inkuadroj asnjë minutë atë duke futur në lojë Elanga përpara tij. Ronaldo absolutisht bëri gjënë e duhur. Ai duhet të ishte larguar edhe më parë”.