Pas fitores 3-1 jashtë Benficës, Liverpooli është afër kualifikimit në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, gjë që do t’i sillte një hap më afër një rekordi të paparë deri më tani.
Liverpooli ka triumfuar tashmë në Carabao CUP këtë sezon dhe skuadra e Jurgen Klopp është vetëm 14 ndeshje larg fitimit të Ligës Premier, Ligës së Kampionëve dhe FA Cup – një objektiv që duket i vështirë për t’u arritur, por edhe i realizueshëm.
Skuadra nga Ligës Premier që iu afrua më shumë katër trofeve ishte Manchester United, i cili fitoi tre të tillë pasi triumfoi në Ligën Premier, FA Cup dhe Ligën e Kampionëve në sezonin 1988/99.
Manchester City i Pep Guardiolës fitoi kampionatin, FA Cup, Carabao Cup dhe Community Shield në 2018/19, por ata nuk arritën të fitonin trofeun e Ligës së Kampionëve. Jurgen Klopp ka thënë se orari është i vështirë dhe se skuadra e tij nuk do të mund të arrinte të katër trofetë, ndërsa si favorit për tre trofetë e tjerë në lojë e sheh Manchester Cityn.
Manchester City dhe Liverpool mund të përballen me njëri-tjetrin deri në fund edhe tre herë, në rast se të dy arrijnë në finalen e Ligës së Kampionëve.