Kendry Paez, talenti 15-vjeçar është shënjestër e shumë klubeve të mëdha të Evropës. Paez aktualisht është pjesë e skuadrës U-17 të Ekuadorit, Independiente del Valle.
Futbollisti i fazës ofensive u përcoll nga disa klube gjatë turneut në Salzburg gushtin e vitit të kaluar.
Paez pritet të marrë rreth 11 milionë euro nëse kalon në ndonjë klub. Ai vlerësohet si talent më i madh se Endricku, që ka rënë dakord t’i bashkohet Real Madridit në vitin 2024.