Kylian Mbappe duket se do ta vazhdojë karrierën jashtë Paris Saint-Germain.
Pas nënshkrimit të kontratës së re, pala parisiene i premtoi atij një sërë gjërash, por ata e kanë injoruar atë dhe francezi nuk dëshiron të qëndrojë më.
I tillë është tensioni mes klubit dhe lojtarit, ku mësohet se ai synon të largohet nga PSG që në janar. Megjithatë, gjasat që kjo të ndodhë janë shumë të pakëta, pasi është një operacion shumë kompleks.
Nëse ai nuk largohet atëherë, është e qartë se Mbappe do të jetë gjithashtu një emër kryesor në merkaton e verës, por cilat skuadra mund të bëjnë një ofertë?
Liverpool, Manchester City dhe Real Madrid janë tri destinacionet e mundshme të sulmuesit francez.
Liverpool është në “pole position”, pasi Real Madridi pati një tentativë të dështuar verën e kaluar. Kurse, Manchester City është i kënaqur me shërbimet e Erling Haaland.