Është mbyllur me barazim 0-0, ndeshja në mes Lille dhe Metz e vlefshme për xhiron e 25’të në Ligue 1.
Si rezultati, ishte edhe ndeshja, pak raste shënimi dhe ndërprerje të shumta. I ‘pafati’ për tu ndëshkuar me të kuq në një ndeshje aq agresive ishte sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës – Edon Zhegrova.
23 vjeçari u inkuadrua në minutën e 81’të, duke bërë disa lëvizje të bukura në minutat e para në fushë, po minutat shtesë rezultuan ‘fatale’ për Zhegrovën.
Zhegrova kartonin e parë të verdhë e morri në minutën e 83’të, pasi u ndëshkua për simulim.
Kurse 8 minuta më vonë, pas një depërtimi të bukur në krahun e djathtë, Zhegrova tentoi të zinte topin, por gaboi dhe shkeli në këmbën e kundërshtarit, ku edhe më pas gjyqtari e ndëshkoi Edonin me kartonin e dytë të verdh dhe e përjashtoi nga ndeshja.
Kjo ishte vetëm paraqitja e tretë e Zhegrovës me fanellën e Lille, ku ende nuk ka gjetur golin e as nuk ka asistuar.