Përballja mes Benfica-s dhe Sportingut përmes Kupës së Portugalisë për femra , që shënoi klasifikimin e shqiponjave në gjysmëfinale të turneut me fitoren 5-0, pati më shumë se ‘vetëm’ futbollin e mirë të skuadrës fitimtare.
Në minutën e 44-të të pjesës së parë, gjyqtarja Catarina Campos aplikoi kartonin e bardhë për mjekët e dy skuadrave dhe ndryshe nga paralajmërimet verdhekuq, sinjalizimi ishte i mirënjohjes.
Ideja e kartonit të bardhë është të shpërblejë aktet e mira në një ndeshje, të cilat mund të vijnë nga brenda katër rreshtave apo edhe nga tribuna. “Është një mjet që do të shërbejë për të njohur sjelljet e duhura në fushë, të aplikuara për lojtarët, trajnerët dhe gjithashtu tifozët”, tha FPF, në momentin e krijimit, në faqen e saj zyrtare.
<
As equipas médicas de Benfica e Sporting receberam cartão branco após assistirem uma pessoa que se sentiu mal na bancada 👏 pic.twitter.com/ihin0FAlJF
— B24 (@B24PT) January 21, 2023