Manchester United luajti një nga ndeshjet më të mira këtë sezon në Old Trafford dhe fitoi 2:0 kundër Tottenham.
Dy golat e Fred dhe Bruno i dhanë tre pikët skuadrës së Erik Ten Hag.
Megjithatë, Antony ‘vodhi‘ vëmendjen me një driblim fantastik në Ivan Perisic.
Ish ylli i Ajax me disa lëvizje të bukura e nxorri shpejt nga loja kroatin.